Koronavirusi

SHBA, numri i të vdekurve nga COVID-19 tejkalon shifrën 200 mijë

Mbi tetë muaj pas vdekjes së parë nga koronavirusi në SHBA, universiteti me bazë në Maryland regjistroi 200.005 vdekje dhe 6.861.211 raste të konfirmuara me COVID-19

Servet Günerigök  | 22.09.2020 - Përdıtësım : 23.09.2020
SHBA, numri i të vdekurve nga COVID-19 tejkalon shifrën 200 mijë

Washington

Sipas të dhënave nga Universiteti amerikan John Hopkins, në SHBA numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka tejkaluar shifrën 200 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mbi tetë muaj pas vdekjes së parë nga koronavirusi në SHBA, universiteti me bazë në Maryland regjistroi 200.005 vdekje dhe 6.861.211 raste të konfirmuara me COVID-19.

Vdekje e parë nga koronavirusi në SHBA u raportua më 29 shkurt në shtetin Washington, por në muajin prill zyrtarët mjekësorë në kontin Santa Clara të Kalifornisë thanë se dy vdekje, përkatësisht më 6 dhe 17 shkurt, ishin të lidhura me virusin pasi u krye testimi i mëtejshëm.

Përderisa SHBA vazhdon të jetë vendi më i prekur nga koronavirusi, polemikat rreth prodhimit të një vaksine mbeten të gjalla. 

Drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Robert Redfield, javën e kaluar dëshmoi në një seancë dëgjimore të nënkomitetit të Senatit Amerikan dhe tha se një vaksinë mund të jetë e disponueshme në nëntor ose dhjetor, por jo e arritshme gjerësisht deri në "tremujorin e dytë ose të tretë" të vitit 2021. 

Dy ditë më vonë, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, kundërshtoi komentet e Redfield-it, duke deklariar se, "Thjesht një informacion i pasaktë. Besoj se ai ishte i hutuar". Ai u zotua se SHBA mund të fillojë me shpërndarjen e një vaksine muajin e ardhshëm. 

Gjatë një konference për media të premten e kaluar, Trump tha se vendi i tij do të prodhojë të paktën 100 milionë doza të një vaksine para fundit të vitit dhe se të gjithë amerikanët do të kenë qasje në të deri në muajin prill. 

Aktualisht, Kalifornia me pothuajse 800 mijë të infektuar kryeson 50 shtetet amerikane përsa i përket numrit të rasteve të konfirmuara me COVID-19, i ndjekur nga Teksasi me mbi 734 mijë, Florida me rreth 885 mijë dhe New York me rreth 450 mijë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın