Koronavirusi

SHBA, numri i të vdekurve nga COVID-19 tejkaloi 230.000

Në 24 orët e fundit, numri i të vdekurve nga COVID-19 është rritur për 589 dhe tani qëndron në 230.086

Hakan Çopur  | 25.10.2020 - Përdıtësım : 26.10.2020
SHBA, numri i të vdekurve nga COVID-19 tejkaloi 230.000

Washington

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA ka tejkaluar 230 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të vdekurve nga COVID-19 është rritur për 589 dhe tani qëndron në 230.086.

Ndërkohë, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 66.696, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 8.831.446.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 5,7 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 132 milionë.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave. Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 7,9 milionë raste dhe Brazili me pothuajse 5,4 milionë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın