Bota, Koronavirusi

SHBA nga 8 nëntori do të lejojë hyrjen në vend për shtetasit e huaj të vaksinuar plotësisht

Bëhet e ditur se administrata e SHBA-së do të vazhdojë praktikën për testin negativ të PCR të kryer brenda 72 orëve përpara fluturimit

Dildar Baykan Atalay  | 15.10.2021 - Përdıtësım : 15.10.2021
SHBA nga 8 nëntori do të lejojë hyrjen në vend për shtetasit e huaj të vaksinuar plotësisht Foto: AA/Arkiv

Washington

Administrata e SHBA-së njoftoi se që nga 8 nëntori do të hapë të gjithë kufijtë tokësorë dhe ajrorë për shtetasit e vendeve të huaja që janë të vaksinuar plotësisht, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zv/zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Kevin Munoz, në një postim nga llogaria e tij Twiter u shpreh se "SHBA që nga 8 nëntori do të fillojë që zbatojë politikën e saj të re të udhëtimit që sjell detyrimin e vaksinimit për shtetasit e huaj që udhëtojnë në vendin tonë".

Çështjet e shëndetit publik janë të rëndësishme në vendimin në fjalë, nënvizoi Munoz, i cili tha se "këto politika do të zbatohen për udhëtimet ndërkombëtare në rrugë tokësore dhe ajrore".

Koordinatori i Task Forcës për COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë, Jeff Zients, në një deklaratë më 21 shtator kishte njoftuar politikat e reja të administratës Biden për fluturimet ndërkombëtare.

Zients atëherë tha se për të gjithë të huajt mbi 18 vjeç që do të udhëtojnë në vend që nga nëntori do të kërkojnë provën se janë vaksinuar plotësisht.

Detyrimi për testin negativ të PCR do të vazhdojë

Në anën tjetër bëhet e ditur se administrata e SHBA-së do të vazhdojë praktikën për testin negativ të PCR të kryer brenda 72 orëve përpara fluturimit.

Gjithashtu me politikën në fjalë do të lejohet udhëtimi për në SHBA edhe për shtetasit e Britanisë dhe vendeve të Shengenit të cilët ndodhen në listën e vendeve të ndaluara të SHBA-së. Me vendimin do të jetë e mundur edhe hyrja në SHBA nëpërmjet kufijve tokësor të Meksikës dhe Kanadasë të cilët janë të mbyllur prej rreth 19 muajsh.

Në mars 2020, Trump kishte deklaruar se ndalesa e udhëtimit që ishte vendosur për shtetasit e vendeve Evropiane në zonën Shengen si dhe për shtetasit e huaj që udhëtojnë në SHBA nga Britania, Irlanda dhe Brazili, do të hiqej me 26 janar.

Ndërsa administrata Biden pas ardhjes së tij në detyrë me 20 janar njoftoi se kufizimet në fjalë do të vazhdonin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın