Koronavirusi

SHBA, marrëveshje me Biontech/Pfizer për 50 milionë vaksina shtesë

Në kuadër të marrëveshjes, vaksinat e reja që do të përdoren për kompanitë dhe fëmijët do të dorëzohen deri më 30 prill 2022

Bahattin Gönültaş  | 28.10.2021 - Përdıtësım : 29.10.2021
SHBA, marrëveshje me Biontech/Pfizer për 50 milionë vaksina shtesë

Berlin

SHBA-ja ka arritur marrëveshje me kompaninë amerikane farmaceutike Pfizer dhe kompaninë gjermane të bioteknologjisë Biontech, për 50 milionë vaksina shtesë kundër COVID-19 "për të qenë më të përgatitur për fëmijët dhe nevojat e ardhshme", transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Pfizer dhe Biontech thuhet se si shtesë për 550 milionë doza që është rënë dakord më parë, SHBA-ja do të furnizohet edhe me 50 milionë vaksina shtesë.

Në kuadër të marrëveshjes, vaksinat e reja që do të përdoren për kompanitë dhe fëmijët do të dorëzohen deri më 30 prill 2022.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın