SHBA, 571 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ka arritur në 35.243.495
New York
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 614.329, prej të cilëve 571 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 35.243.495.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,99 milionë raste të konfirmuara dhe 64.598 të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 192,1 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 165,8 milionë dozën e dytë.
Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se 70 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.