Koronavirusi

Rusi, rastet me COVID-19 për herë të parë kaluan 40.000

Gjithsej 40,096 raste të reja e çuan numrin e përgjithshëm në 8,39 milionë, ndërsa numri i vdekjeve u rrit me 1,159 në 24 orët e fundit, duke arritur në 235.057

Elena Teslova  | 28.10.2021 - Përdıtësım : 28.10.2021
Rusi, rastet me COVID-19 për herë të parë kaluan 40.000

Moskë

Teksa kriza e koronavirusit të ri (COVID-19) në Rusi po bëhet më e rëndë nga dita në ditë, numri i rasteve ditore tejkaloi 40.000 për herë të parë që nga fillimi i pandemisë dhe numri i të vdekurve shënoi sot një tjetër nivel të zymtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat e fundit thonë se gjithsej 40,096 raste të reja e çuan numrin e përgjithshëm në 8,39 milionë, ndërsa numri i vdekjeve u rrit me 1,159 në 24 orët e fundit, duke arritur në 235.057

Rreth 29.318 njerëz u shëruan gjithashtu gjatë ditës së kaluar, duke e çuar totalin në 7,27 milionë.

Sipas të dhënave zyrtare, incidenca e COVID-19 dhe shkalla e vdekshmërisë në Rusi janë rritur për gjashtë javë rresht, duke u rritur me 13,6 për qind vetëm në javën e kaluar.

Përkeqësimi i situatës ka çuar në intensifikimin e thirrjeve nga udhëheqësit e lartë rusë për shtimin e përpjekjeve të vaksinimit.

Në një takim, presidenti Vladimir Putin tha se mjekët duhet t'u shpjegojnë njerëzve rëndësinë kritike të vaksinimeve.

Kryeministri Mikhail Mishustin i bëri jehonë pikëpamjeve të Putinit, duke thënë se imunizimi mbetet mënyra më e mirë për të shmangur virusin.

"Është e domosdoshme t'u thuash njerëzve pse vaksinat janë të nevojshme, se vaksinimi është arma më e besueshme kundër infeksioneve dhe mund të ndalojë shkallën në rritje të morbiditetit", tha ai.​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın