Koronavirusi

Rusi, mbi 1 mijë të vdekur nga COVID-19 brenda një dite

Sipas të dhënave të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve, 33.208 persona rezultuan pozitivë me COVID-19 gjatë ditës së kaluar, duke i çuar rastet aktive në mbi 754 mijë, dhe numrin e përgjithshëm në 7,95 milionë

Dmitri Chirciu  | 16.10.2021 - Përdıtësım : 17.10.2021
Rusi, mbi 1 mijë të vdekur nga COVID-19 brenda një dite

Moskë

Autoritetet ruse shpalosën sot shifrat më të këqija të deritanishme të rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi (COVID-19) për të tretën ditë radhazi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve, 33.208 persona rezultuan pozitivë me COVID-19 gjatë ditës së kaluar, duke i çuar rastet aktive në mbi 754 mijë, dhe numrin e përgjithshëm në 7,95 milionë.

Gjatë periudhës së njëjtë, virusi mori jetën e 1.002 njerëzve, duke e çuar numrin e vdekjeve në 222.315.

Numri i të shëruarve është rritur me 21.883 për të arritur në 6,98 milionë.

Deri më tani, rreth 47,5 milionë persona janë vaksinuar plotësisht në Rusi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın