Sport, Koronavirusi

Rritet në 294 numri i të infektuarve me COVID-19 në Lojërat Olimpike të Tokios

Komiteti Organizativ njoftoi se COVID-19 u zbulua në 18 persona të tjerë që erdhën në vend si pjesë e "Tokio 2020"

Ahmet Furkan Mercan  | 03.08.2021 - Përdıtësım : 03.08.2021
Rritet në 294 numri i të infektuarve me COVID-19 në Lojërat Olimpike të Tokios

Tokio

Numri i personave të akredituar në Lojërat Olimpike të Tokios 2020 në Japoni, të cilët u prekën nga koronavirusi i ri (COVID-19), u rrit në 294, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komiteti Organizativ njoftoi se COVID-19 u zbulua në 18 persona të tjerë që erdhën në vend si pjesë e "Tokio 2020".

Ndër 18 personat e infektuar 24 orët e fundit është edhe një atlet që garon në turne.

Në mesin e atyre të infektuar me virusin janë 10 punonjës, 5 zyrtarë dhe një anëtar i medias që shërbejnë brenda fushës së turneut.

Të infektuarit janë vendosur në karantinë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın