Sport, Koronavirusi

Rritet në 193 numri i rasteve me COVID-19 në Olimpiadën e Tokios

Në mesin e të infektuarve në 24 orët e fundit gjenden 4 sportistë dhe 15 punonjës

Ahmet Furkan Mercan  | 29.07.2021 - Përdıtësım : 29.07.2021
Rritet në 193 numri i rasteve me COVID-19 në Olimpiadën e Tokios

Tokio

Numri i rasteve me koronavirus (COVID-19) në mesin e personave të akredituar në Lojërat Olimpike të Tokios është rritur në 193, thanë organizatorët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas komitetit organizativ, 24 persona të tjerë, të cilët kanë arritur në vend për Lojërat Olimpike, kanë rezultuar pozitivë në virusin.

Në mesin e të infektuarve në 24 orët e fundit gjenden 4 sportistë dhe 15 punonjës.

Të infektuarit janë vendosur në karantinë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın