Shëndetësi, Sport, Koronavirusi

Rritet në 133 numri i rasteve me COVID-19 në Olimpiadën e Tokios

Sipas komitetit olimpik, dhjetë persona të tjerë, të cilët kanë arritur në vend për Lojërat Olimpike, kanë rezultuar pozitivë në virusin

Ahmet Furkan Mercan  | 25.07.2021 - Përdıtësım : 25.07.2021
Rritet në 133 numri i rasteve me COVID-19 në Olimpiadën e Tokios

Tokio

Numri i rasteve me koronavirus (COVID-19) në Lojërat Olimpike të Tokios është rritur në 133, thanë organizatorët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas komitetit olimpik, dhjetë persona të tjerë, të cilët kanë arritur në vend për Lojërat Olimpike, kanë rezultuar pozitivë në virusin.

Më tej njoftohet se një nga atletët e diagnostikuar me virus qëndronte në distriktin olimpik të Tokios.

Midis të infektuarve janë gjashtë zyrtarë, një punonjës kontraktor dhe një anëtar i shtypit.

Të gjithë të infektuarit janë vendosur në karantinë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın