Koronavirusi

Rastet globale të koronavirusin tejkalojnë shifrët 750 mijë

Koronavirusi i ri, i cili për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, është përhapur në të paktën 177 vende dhe rajone, me mbi 36 mijë vdekje në të gjithë botën

Erdoğan Çağatay Zontur  | 30.03.2020 - Përdıtësım : 31.03.2020
Rastet globale të koronavirusin tejkalojnë shifrët 750 mijë

Ankara

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, vetëm disa ditë pasi arriti në gjysmë milion, numri i rasteve të prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 750 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Koronavirusi i ri, i cili për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, është përhapur në të paktën 177 vende dhe rajone, me mbi 36 mijë vdekje në të gjithë botën.

Pothuajse 157 mijë persona të diagnostifikuar me koronavirus janë shëruar në nivel global.

Italia, Spanja, Kina dhe Irani vazhdojnë të jenë vendet më të prekura sa i përket vdekjeve, por SHBA me gjithsej 132.637 raste kryeson listën me numrin më të madh të raste të konfirmuara, një numër që sipas ekspertëve të epidemiologjisë parashikon një rritje të mundshme të viktimave brenda javëve.

Italia ka regjistruar më shumë vdekje, gjegjësisht 11.591 vdekje dhe mbi 101 mijë raste të konfirmuara, ndërsa Spanja ka raportuar 7.340 vdekje dhe mbi 85 mijë raste të konfirmuara.

Kina, vendi ku u shfaq koronavirusi për herë të parë, pason Spanjën me mbi 3.300 vdekje dhe mbi 82 mijë raste të konfirmuara, ndërkohë numri i vdekjeve në Iran arriti në 2.757 dhe numri i rasteve të konfirmuara mbi 41.400. 

Shumë vende kanë kufizuar fluturimet nga vendet më të prekura nga koronavirusi dhe imponuan bllokime pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli shpërthimin një pandemi dhe Evropën si epiqendër të re të pandemisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın