Koronavirusi

"Pandemia e COVID-19 përkeqësoi gjendjen e tmerrshme në Siri"

"Tani pandemia e COVID-19 e përkeqësoi edhe më shumë gjendjen e tmerrshme në Siri. Qasja në ndihma humanitare u kufizua edhe më shumë", tha ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas

Erbil Başay  | 30.06.2020 - Përdıtësım : 01.07.2020
"Pandemia e COVID-19 përkeqësoi gjendjen e tmerrshme në Siri" Foto: AA/Arhiv

Berlin

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas deklaroi se pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) e ka përkeqësuar edhe më shumë gjendjen në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Maas mori pjesë në sesionin e ministrave të Jashtëm të Konferencës së 4-t të Brukselit me temë "Mbështetja e së ardhmes së Sirisë dhe rajonit" që zhvillohet me video-konferencë nën bashkëkryesimin e Bashkimit Evropian (BE) dhe Kombeve të Bashkuara (OKB).

Ai theksoi se që 9 vite në Siri nuk ka paqe dhe se askush që nuk është ndikuar nga kjo nuk mund të imagjinojë se çfarë nënkupton. "Tani pandemia e COVID-19 e përkeqësoi edhe më shumë gjendjen e tmerrshme në Siri. Qasja në ndihma humanitare u kufizua edhe më shumë", u shpreh ai.

Kryediplomati gjerman gjithashtu vuri në dukje se institucionet e dëmtuara shëndetësore nuk kanë mundur të lehtësojnë dhimbjen e madhe. "Sot bota nuk i injoron këto. Mund të tregojmë se nuk mund të harrohet populli sirian", tha Maas.

Ai më tutje tha se vendet fqinje ku refugjatët sirianë janë strehuar duhet të mbështeten.

Maas vuri në dukje se Gjermania ka angazhuar mbi 1.5 miliardë euro për të zvogëluar shqetësimin në Siri dhe vendet fqinje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın