Sport, Koronavirusi

Një lojtar i Watfordit pozitiv ndaj COVID-19

"Klubi i futbollit Watford konfirmoi se tre persona janë testuar pozitivë ndaj COVID-19 pas testimit gjatë 48 orëve të fundit", bëri të ditur klubi në një deklaratë

Emre Aşıkçı   | 20.05.2020
Një lojtar i Watfordit pozitiv ndaj COVID-19

Ankara

Klubi i Premier Ligës angleze Watford njoftoi se një lojtar dhe dy anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

"Klubi i futbollit Watford konfirmoi se tre persona janë testuar pozitivë ndaj COVID-19 pas testimit gjatë 48 orëve të fundit", bëri të ditur klubi në një deklaratë në faqen e tij të internetit.

"Nga këto tre teste pozitive, njëri është lojtar dhe dy janë anëtarë të stafit. Të tre kanë kërkuar që të respektohet konfidencialiteti mjekësor prandaj klubi nuk do t'i publikojë ata që janë të përfshirë".

Ata janë vendosur të izolohen për 7 ditë në përputhje me protokollet e përcaktuara nga divizioni i lartë anglez.

Ndaras, ndihmës menaxheri i klubit të futbollit Burnley, Ian Woan gjithashtu është infektuar nga virusi.

Woan, 52-vjeçar është asimptomatik dhe është në gjendje të mirë në shtëpinë e tij, thuhet në deklaratë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın