Koronavirusi

Nigeria e bën të detyrueshme vaksinën kundër COVID-19 për punonjësit civilë

Boss Mustapha, sekretari federal dhe kryetari i Komitetit Drejtues Presidencial (PSC) për COVID-19, tha se punëtorët që nuk ofrojnë prova të vaksinimit ose rezultat negativ të koronavirusit do të ndalohen nga zyrat qeveritare

Ekip  | 14.10.2021 - Përdıtësım : 14.10.2021
Nigeria e bën të detyrueshme vaksinën kundër COVID-19 për punonjësit civilë

Kano

Qeveria nigeriane e bëri të detyrëshme vaksinën kundër koronavirusit (COVID-19) për punonjësit civilë dhe caktoi afat për këdo që nuk është plotësisht i vaksinuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Boss Mustapha, sekretari federal dhe kryetari i Komitetit Drejtues Presidencial (PSC) për COVID-19, tha në një deklaratë se punëtorët që nuk ofrojnë prova të vaksinimit ose rezultat negativ të koronavirusit do të ndalohen nga zyrat qeveritare duke filluar nga 1 dhjetori.

Vetëm 2,17 milionë njerëz në vendin e Afrikës Perëndimore janë të imunizuar plotësisht, duke nënkuptuar se vetëm mbi 1 për qind e popullsisë së përgjithshme ka marrë dy doza të vaksinave. Deri më tani, vendi ka administruar 7,3 milionë doza.

COVID-19 ka infektuar 208.404 persona deri më tani, sipas të dhënave të Worldometer, kurse 196.123 persona janë shëruar dhe 2.761 kanë vdekur.

Frikë dhe shqetësime janë shprehur nga punonjësit e qeverisë pas direktivave të reja, të cilët tani po nxitojnë të vaksinohen para afatit.

Joseph Micheal, një anëtar i stafit në Ministrinë Federale të Aviacionit, tha: “Unë jam thjesht i vaksinuar për të shmangur probleme në vendin tim të punës”.

Ai u bëri thirrje kolegëve të tij që nuk janë vaksinuar që të regjistrohen shpejt dhe të vaksinohen.

“Unë ende nuk jam vaksinuar”, tha Ngozi Edwar Auta, një punonjëse e Ministrisë së Informacionit.

“Kam frikë nga vaksina, por nuk kam zgjidhje tjetër veçse ta marr atë në mënyrë që të parandaloj sikletin në punë”, shtoi ajo.

“Çështjet shëndetësore janë personale dhe kjo shkel të drejtat e mia themelore si qytetare. Unë kam të drejtë për shëndetin tim, por pse qeveria po na detyron të bëjmë diçka nga e cila kemi frikë?”, theksoi Auta.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın