Meksika regjistron rreth 50 mijë raste të reja me COVID-19
Me 320 të vdekur në 24 orët e fundit, numri viktimave në vend u rrit në 301.789 ndërsa numri i rasteve aktive ka tejkaluar 360 mijë

Bogota
Në 24 orët e fundit 49.343 persona kanë rezultuar pozitiv në testet për COVID-19 në Meksikë e cila pas Brazilit është vendi ku janë shënuar më shumë vdekje për shkak të virusit në mesin e vendeve të Amerikës Latine, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i rasteve në vend ka arritur në 4.434.758 ndërsa numri i të shëruarve në 3.478.130.
Në javët e fundit kur vala e katërt u bë efektive, në vend u regjistrua shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.
Ndërkohë me 320 të vdekur në 24 orët e fundit, numri viktimave në vend u rrit në 301.789 ndërsa numri i rasteve aktive ka tejkaluar 360 mijë.
- Situata e vaksinimit
Deri më tani në fushatën e vaksinimit masiv në Meksikë 64 për qind e popullatës ka marrë dozën e parë ndërsa 57 për qind dozën e dytë të vaksinës.
Sipas faqes së internetit "Worldometers" e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, Meksika, popullsia e së cilës ka arritur mbi 126 milionë banorë, renditet "vendi i 14-të në botë ku janë shënuar më shumë raste".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.