Koronavirusi

Mbretëri e Bashkuar, rritet në 42.632 numri i vdekjeve nga COVID-19

Ministria britanike e Shëndetësisë njoftoi se janë zbuluar 1.221 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 304.331 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus

Bilal Acar  | 21.06.2020 - Përdıtësım : 22.06.2020
Mbretëri e Bashkuar, rritet në 42.632 numri i vdekjeve nga COVID-19

Manchester

Mbretëria e Bashkuar gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 43 viktima të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 42.632, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria britanike e Shëndetësisë njoftoi se janë zbuluar 1.221 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 304.331 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus.

Gjatë 24 orëve të fundit, Mbretëria e Bashkuar ka kryer 175.018 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë ka kryer gjithsej 7.890.145 teste. 

Edhe pse numri ditor i viktimave është nën 100, thuhet se ky numër nuk pasqyron numrin e plotë aktual të vdekjeve për shkak të vonesës që ndodh gjatë fundjavave.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.