Koronavirusi

Mbi 3.88 miliardë doza të vaksinës COVID-19 të administruara në mbarë botën

Vendi ku për herë të parë u shfaq koronavirusi në vitin 2019, Kina, renditet e para në të gjithë botën me mbi 1.55 miliardë doza të administruara të vaksinës, duke u ndjekur nga India me pothuajse 433.2 milionë doza të administruara

Merve Berker  | 26.07.2021 - Përdıtësım : 27.07.2021
Mbi 3.88 miliardë doza të vaksinës COVID-19 të administruara në mbarë botën Foto: AA/Arhiv

Ankara

Mbi 3.88 miliardë doza të vaksinës së koronavirusit të ri (COVID-19) janë administruar në të gjithë botën deri më tani, me Turqinë e renditur midis dhjetë vendeve me më shumë doza të administruara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit 'Our World in Data', vendi ku për herë të parë u shfaq koronavirusi në vitin 2019, Kina, renditet e para në të gjithë botën me mbi 1.55 miliardë doza të administruara të vaksinës, duke u ndjekur nga India me pothuajse 433.2 milionë doza të administruara.

Lista vazhdon kryesisht me vendet perëndimore, me SHBA-në që ka administruar rreth 341.8 milionë doza, Brazilin me rreth 131.9 milionë, Gjermaninë me rreth 89.4 milionë, Mbretërinë e Bashkuar me rreth 83.7 milionë, Japoninë me rreth 77.3 milionë dhe Francën me rreth 68.1 milionë.

Turqia deri më tani ka administruar mbi 66.8 milionë doza të vaksinës, duke e renditur në vendin e nëntë në të gjithë botën.

Pasi vaksinat COVID-19 zakonisht jepen në dy doza të ndara për person, numri i dozave të administruara nuk do të thotë se është i njëjtë me numrin e njerëzve të vaksinuar.

Që nga dhjetori i vitit 2019, sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, pandemia COVID-19 ka marrë mbi 4.16 milionë jetë njerëzish nga gjithsej 194.3 milionë raste të raportuara deri më tani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın