Koronavirusi

Mbi 350 mijë të vdekur nga COVID-19 në mbarë botën

Të dhënat e fundit thonë se në botë kanë humbur jetën gjithsej 350.022 persona të cilët më parë ishin diagnostikuar me COVID-19

Fuat Kabakcı   | 26.05.2020
Mbi 350 mijë të vdekur nga COVID-19 në mbarë botën

Ankara

Mbi 350 mijë persona në botë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), thonë të dhënat e ueb faqes "Worldometer", transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat e fundit thonë se në botë kanë humbur jetën gjithsej 350.022 persona të cilët më parë ishin diagnostikuar me COVID-19.

Deri më tani, numri i të infektuarve në botë është 5.643.983, prej të cilëve 2.408.444 janë shëruar.

SHBA edhe më tej është shteti më i goditur me mbi 100 mijë të vdekur. Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 37.048, Italia 32.995 ndërsa Franca 28.530.

Në Kinë, që është vendi ku për herë të parë u shfaq virusi në dhjetor të vitit të kaluar, janë regjistruar mbi 84 mijë të infektuar, prej të cilëve mbi 79 mijë janë shëruar ndërsa mbi 4.600 kanë vdekur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın