Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 848 raste të reja dhe 1.369 të shëruar nga COVID-19

Vendi po ashtu regjistroi 11 viktima të tjera nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i tyre është rritur në 8.937

Ekip  | 22.02.2022 - Përdıtësım : 23.02.2022
Maqedoni e Veriut, 848 raste të reja dhe 1.369 të shëruar nga COVID-19 Foto: AA/Arkiv

Shkup

Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 848 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 1.369 pacientë që fituan betejën kundër virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 294.407, prej të cilëve 270.695 janë shëruar.

Vendi po ashtu regjistroi 11 viktima të tjera nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i tyre është rritur në 8.937.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.874.917 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.506 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive me COVID-19 është 5.775.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.