Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 8 të vdekur dhe 163 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend është rritur në 7.406, i të shëruarve në 3.554, ndërsa numri i viktimave në 359. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 3.493

Abdula Berisha  | 08.07.2020 - Përdıtësım : 08.07.2020
Maqedoni e Veriut, 8 të vdekur dhe 163 raste të reja me COVID-19

Shkup

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) tetë persona kanë ndërruar jetë dhe janë zbuluar 163 raste të reja me këtë virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend është rritur në 7.406, i të shëruarve në 3.554, ndërsa numri i viktimave në 359. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 3.493.

Siç informon Ministria e Shëndetësisë, sot janë raportuar 230 persona të shëruar nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.794 teste, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri më tani kap shifrën 71.220.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.