Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 7 të vdekur dhe 45 raste të reja me COVID-19

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 86 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 13.949, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 2.131

Ekip  | 21.09.2020 - Përdıtësım : 22.09.2020
Maqedoni e Veriut, 7 të vdekur dhe 45 raste të reja me COVID-19

Shkup

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 45 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 16.780, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 7 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus u rrit në 700.

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 86 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 13.949, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 2.131.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 552 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 176.017 teste.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.