Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 521 raste të reja dhe 485 të shëruar nga COVID-19

Vendi po ashtu regjistroi tre vdekje të tjera nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 9.429

Abdula Berisha  | 17.08.2022 - Përdıtësım : 18.08.2022
Maqedoni e Veriut, 521 raste të reja dhe 485 të shëruar nga COVID-19 Foto: AA/Arkiv

Shkup

Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 521 raste të tjera të koronavirusit COVID-19, si dhe 485 pacientë që fituan betejën kundër virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 336.560, ndërsa numri i pacientëve të shëruar nga ky virus në 323.536.

Vendi po ashtu regjistroi tre vdekje të tjera nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 9.429.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 2.139.217 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.231 teste të kryera brenda 24 orëve të fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 3.595.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın