Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 421 raste të reja dhe 395 të shëruar nga COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 195.963, prej të cilëve 181.473 janë shëruar

Ekip  | 14.10.2021 - Përdıtësım : 14.10.2021
Maqedoni e Veriut, 421 raste të reja dhe 395 të shëruar nga COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve ka regjistruar 421 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), ndërkohë, nga ana tjetër, 395 pacientë të tjerë kanë fituar betejën kundër këtij virusi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 195.963, prej të cilëve 181.473 janë shëruar.

Vendi po ashtu ka regjistruar tetë viktima të tjera, duke e çuar në 6.888 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga koronavirusi.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 6.602.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.333.204 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.900 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın