Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 144 raste dhe 8 viktima të reja nga COVID-19

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 97 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 13.732, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 2.002

Ekip  | 18.09.2020 - Përdıtësım : 19.09.2020
Maqedoni e Veriut, 144 raste dhe 8 viktima të reja nga COVID-19

Shkup

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 144 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 16.417, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 8 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus u rrit në 683.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 97 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 13.732, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 2.002.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.545 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 172.700 teste.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.