Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 135 raste të reja dhe 330 të shëruar nga COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 199.901, prej të cilëve 186.652 janë shëruar

Ekip  | 25.10.2021 - Përdıtësım : 26.10.2021
Maqedoni e Veriut, 135 raste të reja dhe 330 të shëruar nga COVID-19 Foto: AA/Arkiv

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 135 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 330 pacientë që fituan betejën kundër pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 199.901, prej të cilëve 186.652 janë shëruar.

Vendi po ashtu ka regjistruar 11 viktima të tjera, duke e çuar në 7.062 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 6.187.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 1.366.002 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.514 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.