Më shumë se gjysma e të rriturve në BE kanë marrë dozat përforcuese të vaksinës COVID-19
Por shefja e Komisionit Evropian paralajmëroi se "pandemia nuk ka mbaruar dhe lloji Omicron po përhapet me të vërtetë shpejt në shumë vende të BE-së"

Bruksel
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur se mbi 50 për qind e të rriturve në Bashkimin Evropian (BE) kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
"Më shumë se gjysma e të rriturve në BE tani kanë marrë vaksinën e tyre përforcuese COVID-19", tha von der Leyen në një video-deklaratë, duke shtuar se kjo shënon "pika të rëndësishme" të luftës së bllokut kundër pandemisë.
Por shefja e Komisionit Evropian paralajmëroi se "pandemia nuk ka mbaruar dhe lloji Omicron po përhapet me të vërtetë shpejt në shumë vende të BE-së".
Ajo e quajti "një arritje të mirë" që 82 për qind e të rriturve janë të vaksinuar, por u bëri thirrje njerëzve që kanë marrë serinë e tyre të vaksinimit parësor që të marrin edhe një dozë përforcuese.
"Nëse të gjithë evropianët e vaksinuar marrin një dozë përforcuese, ne mund të shmangim rreth 1 milion shtrime në spital", tha von der Leyen.
Sipas opinionit shkencor të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, dozat përforcuese japin mbrojtje më të mirë kundër virusit dhe ulin ndjeshëm rrezikun e shtrimit në spital.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.