Bota, Shëndetësi, Sport, Koronavirusi

Lojërat Olimpike të Tokios, regjistrohet klasteri i parë i virusit COVID-19

"Më duhet të them se është një klaster", tha Masanori Takaya, zëdhënës i komitetit organizativ të Tokios

Ahmet Furkan Mercan  | 04.08.2021 - Përdıtësım : 04.08.2021
Lojërat Olimpike të Tokios, regjistrohet klasteri i parë i virusit COVID-19

Tokio

Organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokios konfirmuan klasterin e parë të infeksioneve të koronavirusit të ri (COVID-19) në mesin e pjesëmarrësve në këtij ngjarje që kur filluan lojërat më 23 korrik, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Më duhet të them se është një klaster", tha Masanori Takaya, zëdhënës i komitetit organizativ të Tokios.

Kyodo News raportoi se u zbuluan të paktën 29 raste të reja që përfshinin tre notarë grekë.

Komiteti Olimpik Grek një ditë më parë theksoi se ekipi i tij do të tërhiqet nga gara pasi notarët ishin infektuar me koronavirus. Komiteti organizator i Lojërave Olimpike të Tokios tha se gjithsej 322 infeksione janë raportuar deri më tani, gjatë lojërave më të mëdha në botë.

Ndërkohë, Tokio, qyteti nikoqir i Lojërave Olimpike dhe Paralimpike, raportoi 4.166 raste të reja të koronavirusit. Deri më tani, Japonia ka raportuar gjithsej 956.407 raste të virusit, përfshirë 15.219 vdekje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.