Koronavirusi

Kryediplomatja spanjolle: Spanja është e sigurt

"Spanja është e sigurt. Është e sigurt për spanjollët, është e sigurt për turistët", shtoi ajo

Ekip  | 27.07.2020 - Përdıtësım : 28.07.2020
Kryediplomatja spanjolle: Spanja është e sigurt Foto: AA/Arhiv

Oviedo

Përderisa të shtunën qeveria britanike vendosi që nga e diela të gjithë personat e ardhur nga Spanja të vetë-izolohen për dy javë, ministrja e Punëve të Jashtme e Spanjës, Arancha Gonzalez Laya, ka insistuar se Spanja është destinacion i sigurt, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Ashtu si në vendet e tjera evropiane, edhe Spanja ka shpërthime. Nuk është e pazakonshme. Spanja po punon shumë për të kontrolluar shpërthimet. Po punojmë për të zbuluar rastet, për të gjurmuar kontaktet dhe për të izoluar njerëzit. Ky është rasti i tre shpërthimeve më të këqija në Barcelonë, Lleida dhe Zaragoza. Insistoj se të tre vendet janë nën kontroll", tha Laya në një konferencë për media.

"Spanja është e sigurt. Është e sigurt për spanjollët, është e sigurt për turistët", shtoi ajo.

Pothuajse 11 mijë persona rezultuan pozitiv ndaj virusit COVID-19 gjatë shtatë ditëve deri të premten e kaluar, dy herë më shumë nga shtatë ditët e mëparshme. Ministria e Shëndetësisë nuk publikon më të dhëna të koronavirusit gjatë fundjavave.

Të premten, Norvegjia po ashtu njoftoi një karantinë dy-javore për ardhjet nga Spanja. Autoritetet belge dhe franceze së fundmi lëshuan paralajmërime kundër udhëtimit në disa pjesë të Spanjës me shpërthime më të mëdha. 

Zyra e jashtme britanike po ashtu këshilloi kundër të gjitha udhëtimeve jo-thelbësore në Spanjë, por nga paralajmërimi përjashtoi ishujt Kanarie dhe Balearik.

Laya tha se qeveria spanjolle aktualisht është duke nxitur Mbretërinë e Bashkuar për të laguar ishujt Kanarie dhe Balearik nga lista e karantinës, pasi shkalla e infeksionit në këto dy ishuj është shumë më e ulët nga ajo e Mbretërisë së Bashkuar. 

Njoftimi i fundit në Mbretërinë e Bashkuar kapi qindra turistë britanikë që aktualisht ndodhen në Spanjë, përfshirë edhe sekretarin britanik të transportit, Grant Shapps, të cilët do të duhet të izolohen pas kthimit.

Që nga përfundimi i gjendjes së alarmit më 21 qershor, autoritetet spanjolle janë përpjekur për të shpëtuar turizmin veror të vendit me fushata të ndryshme ndërkombëtare që reklamojnë Spanjën si një destinacion të sigurt. 

Pasi Mbretëria e Bashkuar është burim kryesor për turizmin në Spanjë, kjo masë vjen si një goditje e madhe për industrinë e turizmit që po lufton tashmë në Spanjë, e cila përbën 12 për qind të prodhimit bruto të brendshëm (PBB) të vendit. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın