Koronavirusi

Kryediplomati turk diskuton mbi COVID-19 me homologët e tij

Kryediplomati turk njoftoi se ata vlerësuan furnizimin dhe blerjen e pajisjeve mjekësore për një luftë efektive kundër koronavirusit

Gözde Bayar  | 07.04.2020 - Përdıtësım : 07.04.2020
Kryediplomati turk diskuton mbi COVID-19 me homologët e tij

Ankara

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, përmes telekonferencës me 11 homologë të tij ka diskutuar luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në twitter, Çavuşoğlu shkroi se përmes telekonferencës ai zhvilloi takimin e katërt me homologët e tij nga Kanada, Australia, Brazili, Franca, Gjermania, Indonezia, Maroku, Peru, Singapori, Afrika e Jugut dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Kryediplomati turk njoftoi se ata vlerësuan furnizimin dhe blerjen e pajisjeve mjekësore për një luftë efektive kundër koronavirusit. 

Në një takim të tjetër, njoftuan burime diplomatike, Çavuşoğlu dhe komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, përmes telefonit diskutuan përpjekjet kundër virusit.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi me epiqendër të re Evropën, pasi Kina kryesisht ka dalë nga kriza.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, deri më tani numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka tejkaluar shifrën 1.3 milionë, me mbi 76 mijë vdekje dhe mbi 292 mijë të shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.