Kosovë, 3 të infektuar dhe 5 të shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 3 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 272.189

Prishtinë
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave mbetet në 3.202, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 3 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 272.189.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 114 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.979.462 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 5 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 268.981 ndërsa numri i rasteve aktive është 16.
Sa i përket procesit të vaksinimit, të dhënat njoftojnë për 6 doza të dhëna, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.693 doza të vaksinës. Deri më sot 824.875 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.