Koronavirusi

Kosovë, 3 të infektuar dhe 4 të shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 3 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 272.156

Agim Sulaj  | 28.10.2022 - Përdıtësım : 28.10.2022
Kosovë, 3 të infektuar dhe 4 të shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave mbetet në 3.202, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), 3 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 272.156.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 76 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.978.678 teste.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 4 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 268.934 ndërsa numri i rasteve aktive është 20.

Sa i përket procesit të vaksinimit, të dhënat njoftojnë për 17 doza të reja, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.529 doza të vaksinës. Deri më sot 824.826 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın