Koronavirusi

Kosovë, rritet në 91 numri i të prekurve me koronavirus

Siç ka njoftuar IKSHPK, rasti i fundit pozitiv është rast kontakti, me vendbanim në Prishtinë

Agim Sulaj   | 28.03.2020
Kosovë, rritet në 91 numri i të prekurve me koronavirus

Prishtinë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se është rritur në 91 numri i të diagnostikuarve pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç ka njoftuar IKSHPK, rasti i fundit pozitiv është rast kontakti, me vendbanim në Prishtinë.

Nga 8 marsi në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 1.037 mostra të dyshimta me COVID-19 dhe pozitive kanë rezultuar gjithsej 91 raste, prej të cilave një ka vdekur dhe një është shëruar.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, ku deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 1.917 kontakte të rasteve.

Më herët gjatë ditës, IKSHPK njoftoi edhe për dy raste të reja që kanë dalë pozitiv me koronavirus, njëri me vendbanim në Podujevë dhe tjetri në Prishtinë.

Sot në mëngjes, ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, ka njoftuar se Kosova nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka marrë 7 mijë teste të reja për detektimin e të infektuarve me koronavirusin.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi i ri është përhapur në të paktën 177 vende dhe rajone. Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me bazë në SHBA, deri më tani në të gjithë botën janë raportuar rreth 650 mijë raste të koronavirusit, ndër to 30.200 persona kanë vdekur dhe mbi 137.200 janë shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın