Koronavirusi

Kosovë, rritet në 112 numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19

Nga data 8 mars në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 1.267 mostra të dyshimta me COVID-19, ndërsa prej tyre pozitive kanë rezultuar gjithsej 112 raste, një prej të cilëve ka vdekur dhe gjashtë janë shëruar

Agim Sulaj   | 31.03.2020
Kosovë, rritet në 112 numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 Foto: AA/Arhiv

Prishtinë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka konfirmuar se katër persona të tjerë janë diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar në 112 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar 92 mostra, prej të cilëve katër kanë rezultuar pozitive”, njoftoi IKSHPK dhe theksoi se rastet pozitive janë raste kontakti, dy prej të cilëve janë me vendbanim në Mitrovicën veriore, një me vendbanim në Vushtrri dhe një me vendbanim në Malishevë.

Nga data 8 mars në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 1.267 mostra të dyshimta me COVID-19, ndërsa prej tyre pozitive kanë rezultuar gjithsej 112 raste, një prej të cilëve ka vdekur dhe gjashtë janë shëruar.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, ku deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.351 kontakte të rasteve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın