Koronavirusi

Kosovë, me 36 raste të reja rritet në 1.194 numri i të infektuarve me COVID-19

Bazuar në të dhënat e fundit të IKSHPK-së, tetë pacientë të tjerë janë shëruar, ndërsa numri i të shëruarve deri më tani ka shkuar në 884

Agim Sulaj  | 06.06.2020 - Përdıtësım : 07.06.2020
Kosovë, me 36 raste të reja rritet në 1.194 numri i të infektuarve me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 36 persona janë diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar në 1.194 numrin e përgjithshëm të të infektuarve deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), tetë pacientë të tjerë janë shëruar, ndërsa numri i të shëruarve deri më tani ka shkuar në 884.

Të shtunën në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 201 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt e këtij viti deri më tani janë testuar gjithsej 16.378 mostra.

Rastet e reja pozitive janë raste kontakti nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Vushtrrisë.

Në Kosovë deri më tani nga koronavirusi kanë vdekur 30 pacientë, të cilët sipas autoriteteve shëndetësore në vend “kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın