Koronavirusi

Kosovë, me 27 raste të reja rritet në 1.110 numri i të infektuarve me COVID-19

Sipas IKSHPK-së, nuk është regjistruar ndonjë rast i ri që ka përfunduar me vdekje nga ky virus dhe gjithashtu nuk është regjistruar asnjë rast i ri që është shëruar nga ky virus

Agim Sulaj  | 01.06.2020 - Përdıtësım : 02.06.2020
Kosovë, me 27 raste të reja rritet në 1.110 numri i të infektuarve me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 27 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 1.110 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) nuk është regjistruar ndonjë rast i ri që ka përfunduar me vdekje nga ky virus dhe gjithashtu nuk është regjistruar asnjë rast i ri që është shëruar nga ky virus.

Të hënën në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 172 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga 8 shkurti i këtij viti deri më tani gjithsej janë testuar 15.140 mostra.

Rastet e reja pozitive janë raste kontakti nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat më së shumti janë regjistruar në Komunën e Vushtrrisë.

Në Kosovë deri më tani me vdekje nga koronavirusi kanë përfunduar gjithsej 30 pacientë të cilët sipas autoriteteve shëndetësore “kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın