Koronavirusi

Koronavirusi, SHBA ka riatdhesuar 9.000 shtetas amerikanë

Washingtoni zyrtar zotohet që të sjellë në atdhe "mijëra të tjerë në ditët në vijim, nga çdo rajon i botës"

Servet Günerigök  | 25.03.2020 - Përdıtësım : 25.03.2020
Koronavirusi, SHBA ka riatdhesuar 9.000 shtetas amerikanë

Washington

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se SHBA ka riatdhsuar më shumë se 9.000 shtetas të saj të bllokuar nga përhapja e koronavirusit në botë, raporton Anadolu Agency (AA).

"Deri sot, ne kemi riatdhesuar më shumë se 9.000 amerikanë nga 28 vende", tha në një deklaratë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus.

"Ekipet tona, duke punuar gjatë gjithë kohës në Washington dhe jashtë vendit, do të sjellin në shtëpi mijëra të tjerë në ditët e ardhshme, nga çdo rajon i botës", shtoi ajo.

Autoritetet amerikane në muajt janar dhe shkurt evakuuan mbi 800 shtetas nga qyteti kinez Wuhan, ku filloi përhapja e koronavirusit.

"Gjatë 48 orëve në muajin mars, misioni në Marok garoi kundër kohës nga një mbyllje e papritur të kufijve të vendit për të mbushur nëntë fluturime në një radhitje të shpejtë në vend për të sjellë në shtëpi më shumë se 1.000 amerikanë", tha ajo.

Sipas deklaratës, Departamenti i Shtetit "kurrë më parë nuk ka ndërmarrë një operacion evakuimi të një gjerësie, shkalle dhe kompleksiteti të tillë gjeografik", duke u zotuar që të sjellin amerikanët në shtëpi nga zonat më të largëta dhe qytetet e goditura nga virusi.

"Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim veprime vendimtare për të informuar dhe ruajtur qytetarët amerikanë jashtë shtetit dhe të mbrojmë atdheun", tha ajo.

Sipas të dhënave të Universitetit amerikan Johns Hopkins, virusi ka infektuar mbi 51.500 persona në SHBA, duke shkaktuar vdekjen e 674 personave.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në të paktën 169 vende dhe rajone. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur sëmundjen një pandemi globale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın