Koronavirusi

Koca: Turqia ka raste të reja të koronavirusit, numri do të shpallet më vonë

Koca theksoi se numri i laboratorëve COVID-19 në mbarë vendin do të rritet në 16 dhe se vegla të diagnostifikimit do të dërgohen në të gjitha qytetet e Turqisë

Firdevs Bulut  | 16.03.2020 - Përdıtësım : 17.03.2020
Koca: Turqia ka raste të reja të koronavirusit, numri do të shpallet më vonë Foto: Aytuğ Can Sencar/AA

Ankara

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka bërë të ditur se në vendin e tij ka raste të reja të koronavirusit me analizat që vazhdojnë dhe se numri do të shpallet sot më vonë, raporton Anadolu Agency (AA).

Koca theksoi se numri i laboratorëve COVID-19 në mbarë vendin do të rritet në 16 dhe se vegla të diagnostifikimit do të dërgohen në të gjitha qytetet e Turqisë.

"Turqia ende nuk ka vdekje nga koronavirusi, por mund të ketë në të ardhmen pasi ka pacientë me probleme të frymëmarrjes", u shpreh Koca.

Ai po ashtu njoftoi se vendi i tij do të ndalojë të gjitha fluturimet në Mbretërinë e Bashkuar, Zvicër, Arabinë Saudite, Egjipt, Irlandë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Dje, Turqia njoftoi se numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend është 18.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın