Koronavirusi

Kinë, fund I bllokimit në Xi'an, forcohen masat në Pekin për shkak të COVID-19

Xi'an, kryeqyteti i provincës veriperëndimore Shaanxi, u vendos nën bllokadë të rreptë më 23 dhjetor të vitit 2021, pasi koronavirusi filloi të përhapet në qytetin me rreth 13 milionë banorë

Riyaz Khaliq Khaliq  | 24.01.2022 - Përdıtësım : 25.01.2022
Kinë, fund I bllokimit në Xi'an, forcohen masat në Pekin për shkak të COVID-19

Pekin

Autoritetet në Kinë sot kanë hequr bllokadën në qytetin verior Xi'an pasi numri i infeksioneve ditore ra në zero, por shtuan testimet dhe masat në kryeqytetin Pekin nga frika e përhapjes së koronavirusit, raporton Anadolu Agency (AA). .

Xi'an, kryeqyteti i provincës veriperëndimore Shaanxi, u vendos nën bllokadë të rreptë më 23 dhjetor të vitit 2021, pasi koronavirusi filloi të përhapet në qytetin me rreth 13 milionë banorë.

Gjithsej 57 raste të reja të virusit, përfshirë 39 infeksione të importuara, janë raportuar në gjithë Kinën gjatë ditës së kaluar. Numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit në Kinë është 105.660, përfshirë 4,636 vdekje.

Pekini, nikoqiri i Lojërave Olimpike Dimërore, të cilat do të fillojnë javën e ardhshme, ka regjistruar gjashtë raste të transmetimit lokal të virusit, ndërsa 55 raste janë raportuar në dhjetë ditët e fundit. Kjo është arsyeja pse testimet masive kanë filluar në Pekin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın