Kina regjistron rritje të madhe të rasteve COVID-19
Mbi 1 mijë raste në ditë është një rritje e madhe krahasuar me të kaluarën e afërt në Kinë, pasi vendi ka miratuar një strategji të rreptë bllokimi për të frenuar kërcënimin e infeksionit

Istanbul
Kina ka raportuar një rritje të madhe të rasteve të koronavirusit COVID-19, duke regjistruar 1.185 infeksione të tjera, shumica e të cilave u transmetuan në nivel lokal, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC) i Kinës njoftoi se vendi regjistroi 1.133 rasteve COVID-19 të transmetuara në nivel lokal, ndërsa 52 raste që erdhën në Kinë nga jashtë.
Mbi 1 mijë raste në ditë është një rritje e madhe krahasuar me të kaluarën e afërt në Kinë, pasi vendi ka miratuar një strategji të rreptë bllokimi për të frenuar kërcënimin e infeksionit.
NHC-ja gjithashtu zbuloi se 7.820 raste asimptomatike u regjistruan në të njëjtën ditë, ndërsa 52.411 pacientë asimptomatikë aktualisht janë në vëzhgim mjekësor në të gjithë vendin.
Me 1.185 raste të reja, të dhënat e NHC-së tregojnë se numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 të raportuara në Kinë që nga dhjetori i vitit 2019 ka arritur në 267.544.
Deri më tani, vendi po ashtu ka regjistruar 5.226 viktima për shkak të infeksionit me COVID-19.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.