Koronavirusi

Italia raporton 78 vdekje të reja, gjithsej 32.955

Raporti i infeksioneve aktive po ashtu shënoi një rënie prej 2.358 rasteve, duke shkuar në gjithsej 52.942. Ndërkohë, numri i të shëruarve po ashtu u rrit në 144.658

Ekip  | 26.05.2020 - Përdıtësım : 27.05.2020
Italia raporton 78 vdekje të reja, gjithsej 32.955

Romë

Italia në 24 orët e fundit ka raportuar 78 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është 23.995, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rritja e ulët e vdekjeve të regjistruara në ditën e fundit konfirmon trendin e ngadalësimit të shpërthimit të virusit, duke treguar se kulmi i kriës është lënë pas. 

Raporti i infeksioneve aktive po ashtu shënoi një rënie prej 2.358 rasteve, duke shkuar në gjithsej 52.942. Ndërkohë, numri i të shëruarve po ashtu u rrit në 144.658.

Rajoni verior i Lombardisë mbetet epiqendra e pandemisë, me gjithsej 15.896 viktima, pothuajse gjysma e numrit të përgjithshëm të vdekjeve në Itali.

Dje, Kryqi i Kuq i Italisë filloi të kontaktojë njerëzit për të kryer 150 mijë teste gjaku për antitrupa ndaj koronavirusit të ri, në një përpjekje për të zbuluar si njerëzit mund të ishin shëruar nga virusi pa e kuptuar kurrë që e kishin atë.

Personat e përzgjedhur do të kontaktohen me telefon nga qendrat rajonale të Kryqit të Kuq për të caktuar një takim për një test gjaku që do të bëhet në një laborator lokal. Testi po ashtu mund të bëhet në shtëpi nëse personi është i brishtë apo i prekshëm. 

Nëse testi është pozitiv, personi do të vendoset në karantinë në shtëpi dhe do të kontaktohet nga shërbimi shëndetësor rajonal për t'iu nënshtruar një tampon-testi dhe të verifikojë nëse ata janë ngjitës. 

Megjithatë, Kryqi i Kuq tha se nga 7.300 thirrje, vetëm 25 për qind e personave të kontaktuar u pajtuan për të bërë testin, mbi 60 për qind kërkuan të kontaktoheshin më vonë, ndërsa 15 për qind thanë se ata do të vlerësojnë opsionin. 

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, apeloi që qytetarët e tij vullnetarisht të kryejnë testin, duke theksuar rëndësinë e testit në luftën kundër koronavirusit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın