Sport, Koronavirusi

Itali, Serie A vazhdon sezonin më 20 qershor

"Është hapi i duhur të rifillojmë me futbollin, ndërkohë që Italia po ndërmerr veprime. Si rezultat i gjithë kësaj, mund të themi se kampionati do të riniset më 20 qershor", tha ministri i Rinisë dhe Sportit, Vincenzo Spadafora

Emre Aşıkçı  | 28.05.2020 - Përdıtësım : 29.05.2020
Itali, Serie A vazhdon sezonin më 20 qershor

Ankara

Italia konfirmoi se liga e parë e futbollit (Serie A) do të rifillojë ndeshjet më 20 qershor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Rinisë dhe Sportit, Vincenzo Spadafora, e bëri njoftimin në një deklaratë për mediat, pasi takoi përfaqësuesit e Federatës së Futbollit, ligës, klubeve, lojtarëve dhe arbitrave.

"Është hapi i duhur të rifillojmë me futbollin, ndërkohë që Italia po ndërmerr veprime. Si rezultat i gjithë kësaj, mund të themi se kampionati do të riniset më 20 qershor. Ekziston edhe mundësia për t'i zhvilluar ndeshjet e Kupës së Italisë nga 13 deri më 17 qershor", tha Spadafora.

Klubet e Serie A nuk kanë zhvilluar ndeshje pasi liga u pezullua më 9 mars për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Federata njoftoi më 19 maj se sezoni do të mbetej i pezulluar deri më 14 qershor.

Italia raportoi 70 vdekje të tjera nga koronavirusi të enjten, duke e çuar numrin përgjithshëm të viktimave në 33.114.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.