Koronavirusi

Itali, rritet në 32.735 numri i vdekjeve nga COVID-19

Departmenti i Mbrojtjes Civile i Italisë njoftoi se numri i infeksioneve është rritur në 57.752, me 1.570 raste të zbuluara në 24 orët e fundit

Barış Seçkin   | 23.05.2020
Itali, rritet në 32.735 numri i vdekjeve nga COVID-19

Romë

Italia në 24 orët e fundit ka raportuar 119 viktima të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 32.735, transmeton Anadolu Agency (AA).

Departmenti i Mbrojtjes Civile i Italisë njoftoi se numri i infeksioneve është rritur në 57.752, me 1.570 raste të zbuluara në 24 orët e fundit. 

Ndërkohë, numri i të shëruarve nga koronavirusi vazhdon të rritet, duke arritur në 138.840 pacientë të shëruar, paraprakisht të testuar pozitiv ndaj koronavirusit. 

Epiqendra e shpërthimit në Itali mbetet rajoni verior i Lombardisë, ku vdekjet kanë arritur në 15.840, shifër që paraqet pothuajse gjysmën e numrit të përgjithshëm të vdekjeve në Itali. 

Megjithatë, sipas një studimi të fundit, numri i vdekjeve në Itali nga shpërthimi i koronavirusit në muajt mars dhe prill mund të ishte pothuajse 19 mijë më i lartë nga shifra zyrtare prej rreth 32 mijë. 

Studimi i Instituto Nazionale della Previdenza Sociale (INPS), institut më i madh i sigurimit shoqëror dhe mirëqenies sociale në Itali, thotë se shifrat zyrtare të vdekjes nuk janë "të besueshme". 

Studimi tregon se në muajt mars dhe prill në Itali janë regjistruar gjithsej 156.429 vdekje, shifër pothuajse 47 mijë më e lartë se numri mesatar i vdekjeve të regjistruara në këto dy muaj gjatë viteve 2015-2019. 

Megjithatë, tha INPS, në dy muajt e fundit vetëm 27.938 vdekje të lidhura me koronavirusin u raportuan nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, e cila lëshon të dhënat zyrtare. 

Agjencia tha se kjo do të thotë se ka pothuajse 19 mijë vdekje më shumë se normalja gjatë asaj periudhe, të cilat mund t'i atribuohen efekteve të pandemisë. 

Fotografitë e plazheve italiane të mbushura me njerëz që shijojnë fundjavën e parë buzë detit, veçanërisht në rajonet jugore, po alarmojnë autoritetet dhe ekspertët. 

Qeveria italiane është duke u përpjekur të dekurajojë personat e tillë nga frika se grupet e njerëzve në vende publike mund të shkaktojnë një valë të re ngjitjesh, ndoshtja një më të rrezikshme se e para.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın