Koronavirusi

Itali, numri i të vdekurve nga COVID-19 tejkalon shifrën 100 mijë

Brenda ditës së kaluar në vend u regjistruan 13.902 raste të tjera të koronavirusit, duke e çuar në mbi 3 milionë numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me COVID-19

Ekip  | 08.03.2021 - Përdıtësım : 09.03.2021
Itali, numri i të vdekurve nga COVID-19 tejkalon shifrën 100 mijë

Romë

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Itali ka tejkaluar shifrën 100 mijë, përderisa qeveria e drejtuar nga kryeministri Mario Draghi po lufton për të frenuar valën e tretë ngjitëse të lidhur me llojet e reja të virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit 318 persona të tjerë vdiqën nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga pandemia në 100.103.

Brenda ditës së kaluar në vend u regjistruan 13.902 raste të tjera të koronavirusit, duke e çuar në mbi 3 milionë numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me COVID-19.

Zyrtarët shëndetësorë të Italisë në vazhdimësi kanë paralajmëruar qytetarët se vendi po përballet me një rritje të re të infeksioneve, pasi një lloj i ri më i rrezikshëm i koronavirusit, i ashtuquajtur britanik, po përhapet përreth.

Përderisa njësitë e kujdesit intensiv po kthehen nën presion në mbarë vendin, qeveria e sapo-emëruar e kryeministrit Draghi po konsideron kufizime të mëtejshme, përfshirë një bllokim të ri në mbarë vendin.

Bllokimet tashmë po zbatohen në nivel lokal në disa provinca dhe qytete, duke çuar në mbyllje të reja të bareve, restoranteve, dyqaneve dhe shumicës së shkollave.

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, javën e kaluar tha se më shumë "zona të kuqe" duket se do të deklarohen në mbarë vendin, në varësi të zhvillimeve afatshkurtra të kurbës së infektimit.

Sipas Institutit të Lartë të Shëndetit të Italisë (ISS), të paktën 54 për qind e të gjitha rasteve në Itali aktualisht shkaktohen nga i ashtuquajturi lloji anglez i koronavirusit.

Ndërkohë, plani i vaksinimit të Italisë ka bërë progres të ngadaltë deri më tani, edhe pse qeveria së fundmi ka njoftuar se në muajt e ardhshme do të përshpejtojë vaksinimet në mënyrë të konsiderueshme që deri në fund të verës të arrijë imunitetin e tufës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın