Koronavirusi

Iran, 165 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Numri i rasteve u rrit në 5.844.589 dhe me vdekjen e 165 personave numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 shkoi në 124.928

Muhammet Kurşun  | 22.10.2021 - Përdıtësım : 22.10.2021
Iran, 165 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Teheran

Si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Iran janë regjistruar 165 viktima, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve shkoi në 124.928, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 11.064 raste të reja me COVID-19 dhe 1.477 nga këta janë shtruar në spitale.

Numri i rasteve u rrit në 5.844.589 dhe me vdekjen e 165 personave, numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 shkoi në 124.928.

Numri i pacientëve me COVID-19 nën kujdes intensiv aktualisht është 4.422.

Në Iran, i cili ka një popullsi prej rreth 83 milionë banorësh, deri më sot 50.373.488 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe 28.291.777 edhe dozën e dytë.

Që nga fillimi i pandemisë në vend janë aplikuar 78.665.265 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın