Koronavirusi

Gjermani, shënohet numri më i lartë i rasteve ditore me COVID-19

Sipas një deklarate nga Instituti Robert Koch (RKI), me 52.826 raste të reja në 24 orët e fundit është regjistruar numri më i lartë i rasteve ditore deri më sot

Cüneyt Karadağ   | 17.11.2021
Gjermani, shënohet numri më i lartë i rasteve ditore me COVID-19

Berlin

Në Gjermani numri i rasteve ditore të koronavirusit të ri (COVID-19) ka arritur në nivelin më të lartë që nga fillimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Instituti Robert Koch (RKI), me 52.826 raste të reja në 24 orët e fundit është regjistruar numri më i lartë i rasteve ditore deri më sot.

Në vend numri gjithsej i rasteve është rritur në 5.129.950, ndërsa numri i rasteve aktive është rritur në 463.100 dhe ka arritur kulmin në valën e katërt të pandemisë.

Më tej, thuhet se si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 294 persona, duke e rritur numrin e viktimave nga virusi në 98.274.

Numri javor i rasteve të reja në 100 mijë persona u përcaktua të jetë 319.

Në Gjermani numri i personave që kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19 është rritur në 56 milionë e 200 mijë dhe sipas kësaj ka arritur në 67,6 për qind norma e popullatës që janë vaksinuar plotësisht.

Në një takim që do të mbajë sot Komiteti i Përhershëm i Vaksinimit në Gjermani (STIKO) pritet që të rekomandohet kryerja e vaksinës rikujtuese për të gjithë personat mbi 18-vjeç.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın