Koronavirusi

Francë, 600 ushtarë testohen pozitiv ndaj virusit COVID-19

Ministrja franceze e Mbrojtjes, Firence Parly, konfirmoi këtë shifër duke theksuar se po monitorojnë gjendjen e ushtarëve të infektuar

Yusuf Özcan  | 04.04.2020 - Përdıtësım : 04.04.2020
Francë, 600 ushtarë testohen pozitiv ndaj virusit COVID-19 Foto: AA/Arhiv

Paris

Rreth 600 ushtarë francezë janë testuar pozitivë ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministrja franceze e Mbrojtjes, Firence Parly, konfirmoi këtë shifër duke theksuar se po monitorojnë gjendjen e ushtarëve të infektuar.

Sipas ministres Parly, kjo situatë nuk do të ndikojë në operacionet e ushtrisë franceze.

Shtabi i Përgjithshëm i Francës dy ditë më parë tha se virusi COVID-19 është regjistruar te katër ushtarë në mision në zonën Saleh, në kuadër të operacionit francez Barkhane.

Tre ushtarë u kthyen në Francë. 

Si pasojë e virusit COVID-19, në Francë kanë vdekur 6.507 njerëz dhe 64.338 janë infektuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın