Francë, masa në lëvizjen e lirë në qytetin Nice kundër përhapjes së koronavirusit
Pas mbylljes së marketeve dhe farmacive pas orës 20.00 në qytetin Nice askush nuk ka arsye që të dalë në rrugë përveç ekipeve të shëndetësisë

Paris
Në qytetin Nice të Francës në kuadrin e masave për koronavirusin e ri (Covid-19) ndalohet dalja në rrugë pas orës 20.00, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i bashkisë së qytetit Nice, Christian Estrosi, në një deklaratë për gazetën Journal du Dimanche tha se zbatimi i kësaj mase do të fillojë duke nisur që nga dita e sotme.
Pas mbylljes së marketeve dhe farmacive pas orës 20.00 askush nuk ka arsye që të dalë në rrugë përveç ekipeve të shëndetësisë, njoftoi Estrosi.
Në Francë që nga dita e martë janë vendosur kufizime në lëvizjen e lirë në të gjithë vendin përveç situatave të detyrueshme. Sipas kësaj, qytetarët mund të dalin jashtë vetëm për të shkuar në market, për të përballuar nevojat e detyrueshme, në farmaci ose spital, të shëtisin qentë dhe për një ecje të shkurtër.
Francezët kur dalin jashtë banesave të tyre, duhet të mbajnë me vete dokumentin e lejes së marrë nga faqja e ministrisë së brendshme dhe duhet t‘ia paraqesin policisë në rastin e kontrollit. Ato që nuk zbatojnë këtë rregull gjobiten me vlerën 135 euro.
Sipas të dhënave zyrtare numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Cociv-19) në Francë ka shkuar në 372, ndërsa ai i rasteve të konfirmuara në 10.995.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.