Koronavirusi

Danimarka shënon rekord të rasteve të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Danimarkë është 73.021, ndërsa ai i vdekjeve 797

Büşra Nur Bilgiç Çakmak  | 24.11.2020 - Përdıtësım : 24.11.2020
Danimarka shënon rekord të rasteve të reja me COVID-19

Kopenhagë

Danimarka gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 1.367 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), shifër më e lartë një-ditore që nga shpërthimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas autoriteteve shëndetësore, tetë persona të tjerë po ashtu vdiqën nga koronavirusi.

Rreth 255 persona janë duke u trajtuar aktualisht në spital, 40 prej të cilëve po trajtohen në kujdes intensiv dhe 23 në ventilator.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Danimarkë është 73.021, ndërsa ai i vdekjeve 797.

Ndërkohë, rreth 57.075 persona janë shëruar nga koronavirusi deri më tani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın