Sport, Koronavirusi

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë pozitiv ndaj COVID-19

“Sky Sport Italia” raportoi se futbollisti portugez, që ka qenë pozitiv ndaj COVID-19 gjatë detyrimeve reprezentuese, përsëri rezultoi pozitiv, pasi dje iu mor tampon

Dejan Maksimovic  | 22.10.2020 - Përdıtësım : 23.10.2020
Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë pozitiv ndaj COVID-19

Romë

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, edhe më tej është pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Sky Sport Italia” raportoi se futbollisti portugez, që ka qenë pozitiv ndaj COVID-19 gjatë detyrimeve reprezentuese, përsëri rezultoi pozitiv, pasi dje iu mor tampon.

Juventusi shpreson se Ronaldo do të jetë negativ 24 orë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, që është vendosur për me 28 tetor.

Testi i tij në fund të periudhës minimale të izolimit është caktuar për të premten, dhjetë ditë doli pozitiv. Nëse testi i Ronaldos është negativ, ai mund të ndërpresë izolimin.

Ekipi tjetër momentalisht është në “balonin” e klubit, ndërsa të premten ata po ashtu do të testohen ndaj koronavirusit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.