Koronavirusi

COVID-19, Turqia dërgon ndihmë mjekësore në Libi

Turqia ka ndihmuar një numër të madh vendesh në luftën e tyre kundër pandemisë së koronavirusit

Faruk Zorlu   | 10.04.2020
COVID-19, Turqia dërgon ndihmë mjekësore në Libi

Ankara

Turqia ka dërguar furnizime mjekësore në Libi për të ndihmuar në luftimin e koronavirusit të ri (COVID-19), i cili ka infektuar mbi 1.6 milionë persona dhe ka marrë jetën e mbi 96 mijë personave në mbarë botën, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Nën udhëzimin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të masave parandaluese kundër virusit COVID-19, furnizimet mjekësore iu dërguan vëllezërve tanë libianë dhe ekipeve tona të trajnimit ushtarak dhe të konsulencës që janë në detyrë në rajon", tha Ministria turke e Mbrojtjes. 

Turqia ka ndihmuar një numër të madh vendesh në luftën e tyre kundër pandemisë së koronavirusit. 

Ajo ka dërguar furnizime të tilla si pajisje mbrojtëse dhe sanitizatorë për vendet e Ballkanit, si dhe ndër të tjera për Spanjën, Italinë, SHBA-të dhe Britaninë.

Pasi për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës, virusi është përhapur në mbarë botën me epiqendër të re Evropën, pasi Kina kryesisht ka dalë nga kriza.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın